Ronaldo mund të dojë Luis Enriken, por Fergusoni dëshiron Poçetinon!

Disa ditë më parë, pati një propozim që veterani gati 80-vjeçar të kthehet tek Mançester Junajtidi në detyrën e drejtorit sportiv. Do të ishte madhështore që Sër Aleks Fergusoni ta bënte këtë, por nuk dihet sesi do të ishte ndikimi i tij tek trajnerët, ndërsa skocezi i madh e ka një preferencë të momentit. Sipas mediave angleze, Fergi dëshiron që Junajtidi të marrë teknikun e Paris SG, Maurisio Poçetino, edhe pse kjo do të ishte shumë e vështirë. Klubi në “Old Traford” ka menduar edhe më parë për Poçetinon, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje dhe ai shkoi në Francë. Fergusoni e vlerëson argjentinasin si njeriun më të përshtatshëm, ndërsa përpjekja për ta marrë mund të bëhet verën e ardhshme. Kandidatë më të ngushtëm për stolin janë Zidan, Roxhers apo Ten Hag. Vlen të theksohet se Ronaldo, sipas mediave, dëshiron trajnerin e Spanjës, Luis Enrike si pasardhës të Solskjerit.

Sfidanti.al