Alegri po krahasohet me Pirlon, Juventusi i tij ngjan si “kameleon”

“Zonja e Vjetër” u “qa” nga ish-trajneri, veçse duket se edhe ky që ka tani në stol po vazhdon të njëjtin avaz. Një analizë statistikore e “La Gazeta delo Sportit” nxjerr në pah se Masimiliano Alegri ka marrë po të njëjtat vendime si paraardhësi i tij, Andrea Pirlo, kur vjen puna tek stabilizimi i formacionit. Në 12 ndeshje deri tani, në fushë kanë zbritur 12 formacione të ndryshme të Juventusit. “Nuk është problem nëse ndryshon 2 apo 3 lojtarë në një ndeshje, – thotë Alegri, – kryesore është që të mos ndryshojë mënyra sesi përgatitet ndeshja dhe sesi interpretohet ajo në fushë”. Gjithsesi, ndryshimet e shpeshta pengojnë krijimin e një identiteti, shkruan e përditshmja italiane, që thekson se skuadrat e tjera të mëdha në Serinë A ndryshojnë më pak formacionin sesa Juvja.

Sfidanti.al