“Mbreti” i basketbollit ende nuk mund të kthehet në parket, dhe skuadra e tij po ia ndjen mungesën. Lebron Xhejsi ka probleme fizike, të cilat padyshim janë shtuar me rritjen e moshës (po i afrohet të 37-ve) e nuk dihet nëse ai do të mundet të luftojë për rekordin e pikëve në NBA dhe sidomos për të fituar titullin kampion. Lejkërsat, pa Lebronin, u dukën të dobët përballë Çikagos edhe pse po luanin në Los Anxhelos. Bullsat fituan 121-103 të ndihmuar nga një DeRozan që shkëlqeu duke shënuar 38 pikë, sikur të ishte Xhejmsi në ditët e tij më të mira. Kjo ishte humbja e 7-të e “Liqenasve”, që kanë arritur vetëm 8 fitore duke qenë një ekip mesatar në NBA. Lavin dhe Boll ndihmuan shokun e tyre, ndërsa Lejkërsat humbën edhe Entoni Dejvisin të përjashtuar nga loja në periudhën e tretë. Dejvis shënoi 20 pikë, ndërsa Uestbruk pati 25 pikë, 6 topa në tabela e 8 asistë.
Sfidanti.al