Çelsi do të ketë një armë më shumë për titullin, Lukakun!

Sulmuesi belg hodhi foto në rrjetet sociale duke lajmëruar rikthimin “iminent”. Romelu Lukaku e ka bërë të lumtur trajnerin e Çelsit, Tomas Tuhel, sepse synon që të jetë sa më shpejt në fushë, ndërsa fotot tregojnë se ka nisur stërvitjen me ritëm të plotë. Sipas mediave angleze, Lukaku mund të jetë në dispozicion të Tuhelit që këtë fundjavë në ndeshjen e rëndësishme dhe të fortë ndaj Leisterit në Premier Ligë. Ish-sulmuesi i Interit komentonte që 3 ditë më parë në rrjetet sociale se çfarë kënaqësie ishte që të ishte sërish në fushë. Çelsi kryeson Premier Ligën mbi Mançester Sitin, Uest Hemin e Liverpulit dhe prania e Lukakut do të ishte një plus i madh.

Sfidanti.al