Festa e Ballkanit në Botëror, pas Kroacisë në Katar shkon Serbia!

Kanë qenë dy republikat-shtylla të Jugosllavisë së dikurshme, dy shkolla të mëdha të futbollit të veçantë që si “Brazili i Europës”. Këtë të dielë, të dyja këto fuqi tashmë rajonale, u kualifikuan për në finalet e Kupës së Botës. Kroacia e bëri e para duke mundur 1-0 Rusinë në Split, ndërsa Serbia ia doli disa orë më vonë me fitoren e madhe në Lisbonë ndaj Portugalisë. Skuadra e “Piksi” Stojkoviçit ia doli 2-1 duke përmbysur rezultatin me golat e shënuar nga kapiteni Dushan Tadiç, dhe në fund fare nga sulmuesi Aleksandar Mitroviç. Renato Sançez kaloi në epërsi Portugalinë që në minutën e dytë, por vendasit nuk përballuan dot ekipin më të motivuar kundërshtar. Serbia pati 56 për qind zotërim topi, 12 gjuajtje drejt portës (8 Portugali) dhe 3 në kuadrat (2). Kornet ishin 9-3 për ballkanasit që shkojnë për herë të dytë radhazi në Kupën e Botës. Ekipi do të shpërblehet me 1 milionë euro që ua premtoi presidenti Vuçiç para nisjes për në Lisbonë.

Sfidanti.al