Rumenige: Murinjo deshi që të bëhej trajner i Bajernit!

Dikur, portugezi deklaronte se kurrë nuk do të shkonte në një kampionat si Bundesliga, ku nuk ka konkurrencë dhe ku një ekip fiton thuajse gjithmonë. Zhoze Murinjo refuzonte publikisht të bëhej trajner i Bajernit, por sot është ish-shefi ekzekutiv i bavarezëve që thotë të kundërtën. Karl-Hajnc Rumenige thekson se Murinjo pati “avancime” për t’u bërë teknik në “Alianc Arenë”. “Disa vjet më parë ai pati interes për të ardhur tek FCB-ja, – thotë Rumenige për “RAI”-n, – gjithsesi, nuk pati reciprocitet. Gjithsesi, kam pasur gjithnjë përshtypje të mirë për të si person”. Rumenige nuk e thotë vitin se kur janë bërë bisedimet, ndërsa “Kikeri” gjerman shkruan se “Murinjo ndoshta ishte pak si shumë special për Bajernin”, edhe pse fitoi Championsin me Porton e Interin, arriti 100 pikë me Realin duke u shpallur kampion i Spanjës, pësoi vetëm 15 gola me Çelsin në një sezon në kampionat dhe fitoi tripletën me Interin.

Sfidanti.al