Detyra kryesore ishte të sulmohej koshi kundërshtar, por edhe të ndalohej ylli kryesor i miqve. Klipersat i realizuan që të dyja këto detyra ndaj edhe erdhi fitorja e thellë 129-102 ndaj Minesotës në “Stejpëll Sentër”. Ishte fitorja e 7-të radhazi, një seri që vazhdon edhe pse vazhdon edhe mungesa e yllit kryesor, Kauai Leonard. Pol Xhorxh shënoi 23 pikë (plus 9 topa në tabela) dhe Rexhi Xhekson pati 21. Kroaci Zubac dha ndihmë me 10 pikë e 12 topa në tabela dhe Bledsou me 14 pikë e 9 asistë. Klipersat mbuluan fort Karl-Entoni Taunsin, më të mirin basketbollist të miqve që shënoi vetëm 8 pikë duke gabuar shumë e duke humbur të 5 gjuajtjet për tri pikë. Klipersat janë në vendin e 5-të në Konferencën Perëndimore me 8 fitore e 4 humbje, duke qenë më mirë sesa Lejkërsat, por ende larg Golden Stejtit që kryeson.
Sfidanti.al