Sezoni në Formula 1 është vërtetë i shkëlqyer, dhe konkurrimi për kurorën nuk ka “vdekur” aspak. Ljuis Hamilton dha provën më të fortë duke fituar Çmimin e Madh të Brazilit, edhe pse u nis nga vendi i 10-të, 9 pozicione prapa kryesuesit të renditjes së Botërorit. Anglezi, kampion i botës në fuqi, ka 318.5 pikë ndaj 332.5 të Verstapenit, pra është 14 pikë prapa kur janë në lojë edhe 75 pikë në 3 gara!
Hamilton fitoi në Interlagos me rreth 10.5 sekonda epërsi ndaj Verstapenit, ndërsa publiku brazilian brohoriti emrin e tij. Ai mori 25 pikë ndaj 18 të rivalit të tij, ndërsa xhiron më të shpejtë e realizoi në fund piloti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez. Kampioni i botës parakaloi 7 makina në vetëm 5 xhiro realizoi një nga paraqitjet më të mëdha të karrierës. Ai parakaloi Verstapenin kur duheshin edhe 12 xhiro deri në përfundim, në xhiron e 59-të, ndërsa në xhiron e 48 provoi ta kalonte por u nxorr nga pista nga rivali tij. Komisarët e garës deklaruan se incidenti nuk meritonte hetim. Hamiltoni deklaroi me ironi në radio “padyshim që jo, padyshim”, kur mori vesh s enuk do të kishte hetim. Kjo ishte fitorja e 101-të në karrierë për anglezin që duhet të rikuperoje 24 pikë në 3 garat e mbetura. Mercedesi kryeson renditjen e skuadrave me 11 pikë më shumë sesa Red Bulli.
Sfidanti.al