Përfundon turneu i madh i Botërorit për përfaqësuesen tjetër shqiptare (që potencialisht mund të ketë edhe lojtarë serbë apo të tjerë), dhe për fat të keq mbyllet në vendin e fundit. Kosova gjithsesi i bëri mbylljen e duhur fazës eleminatore duke barazuar 1-1 në Athinë ndaj Greqisë. Jorgs Masuras kaloi grekët në epërsi në minutën e 44-ët, pra në fund të pjesës së parë, dhe Kosova u përgjigj pranë fundit të ndeshjes, në minutën e 76-të kur barazoi mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani. Ekipi me fanelat blu e mbylli fazën eleminatore në vend të fundit në grupin B, me 5 pikë, 2 pikë prapa Gjeorgjisë, një kundërshtari me shumë më tepër përvojë. Greqia ka 10 pikë ndërsa direkt në Botëror shkon Spanja, dhe Suedia ka nevojë për plej of.
Sfidanti.al