Holandezi ka epërsinë e pikëve dhe të pozicioneve, megjithatë në Interlagos pritet betejë e madhe. Një pistë ku mund të parakalohet, mund të ndihmojë Ljuis Hamilton në “gjuetinë e fundit” ndaj Maks Verstapenit. “Nuk e cilësoj veten të dorëzuar, – thotë kampioni i botës në timonin e Mercedesit, – nuk mund të bëja më shumë që nga vendi i fundit. Nuk e dija se ku mund të arrija, por isha i vendosur të tentoja deri në fund. Nuk do të jetë e lehtë, por do të luftoj fort dhe makina ishte mirë”. Verstapeni, kryesuesi i Botërorit të Formula 1 me 21 pikë më shumë se Hamiltonit, deklaroi se “e vetmja gjë negative ishte nisja, sepse këtu e ke shumë të vështirë të parakalosh një makinë me shpejtësi të njëjtë me tënden”.
Sfidanti.al