Cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë të botës dhe vitet e fundit ka qenë numri 1 në Premier Ligë, gjithnjë në konkurrim me yje si Salah apo Aguero. Harri Kejn është simboli i kombëtares së Anglisë, kapiteni i saj, por këtë edicion po kalon një krizë të paprecedentë. Siç shkruajnë mediat angleze, ylli i Totenhemit ka përqindjen më të keqe të gjuajtjeve të bëra dhe golave të shënuar, po ashtu të golave të shënuar për minuta loje, dhe duket si i shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit. Me gjasë, ai është zhgënjyer ngaqë nuk u lejua të shkonte tek Mançester Siti, por në krizë është edhe partneri i tij i sulmit, koreanojugori Son, për të mos folur për Dele Alin. Me ardhjen e Kontes, pritet rigjallësimi i Kejnit dhe i partneritetit me Sonin. Po ashtu, pritet që trajneri italian të forcojë Totenhemin dhe ta bindë sulmuesin që të mos largohet.
Sfidanti.al