Nuk kishte ardhur aspak për t’i bërë gati futbollistët për festën, sepse në kushte të tilla as që mund të flitet. Profesor Verçeli, specialist i psikologjisë, zbriti në fushë ditën e djeshme bashkë me trajnerin Masimiliano Alegri për të ndihmuar lojtarët që të ngrinin kokën për ndeshjen e sotme në Champions ndaj Zenitit të Shën Peterburgut. Për fat luhet në Itali në orën 21:00 dhe torinezëve u mjafton një pikë për t’u kualifikuar. Gjithsesi, Alegri dhe klubi nuk deshën të rrezikonin dhe menduan se psikologu ishte i domosdoshëm qoftë edhe në ditëlindjen e 124-ët të Juventusit. Skuadra është në grumbullim në Hotelin e klubit dhe do të jetë aty deri të shtunën, pra lojtarët do të jenë një javë larg familjeve. Vendimi ishte i trajnerit për t’i bërë lojtarët që të reflektojnë pas dy humbjeve radhazi, për t’u përqëndruar dhe për të qenë më të bashkuar. Ndoshta funksionon, edhe me ndihmën e Profesor Verçelit.
Sfidanti.al