Atalanta pret Man. Junajtidin, Gjimshiti ende jo gati për të luajtur

E pohon trajneri Gasperini që flet në prag të ndeshjes së Championsit në Bergamo. Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka nisur të stërvitet me ekipin pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Hungari-Shqipëri në 5 tetor për eleminatoret e Botërorit, por ende nuk ka lirshmëri për të lëvizur krahun siç duhet. “Është rrezik i madh që ta aktivizojmë në këtë gjendje, – thotë Gaspi, – do të duhet që të presim ende”. Atalanta rikuperon Palominon, por jo Gjimshitin dhe Toloin. Gasperini ankohet për dëmtimet që i kanë prishur punë sidomos në një moment kur janë 7 ndeshje në 21 ditë. Përsa i përket duelit me Mançester Junajtidin, sonte në Bergamo, trajneri i Atalantës thotë se do të jetë i vështirë, por i ndryshëm nga ai në “Old Traford”. “Junajtidi ende po kërkon ekuilibrin, nuk është si Siti e Liverpuli, por është plot me yje”, – është vlerësimi i Gasperinit.

Sfidanti.al