Tek Bajerni kanë mendime disi të çuditshme këto kohë, dhe mesa kuptohet duan që të jenë “kundërpedal”. Serg Gnabri, sulmuesi i bavarezëve dhe i Gjermanisë, gjykon se Usman Dembele i Barcelonës është lojtar më i mirë se Kilian Mbape, pavarësisht se ky i fundit po kap majat dhe po cilësohet si potencialisht ylli më i madh i futbollit botëror. Për më tepër, kapiteni në pritje Xhoshua Kimih deklaroi se madje ai gjen tek Bajerni një lojtar më të mirë se Mbapeja dhe se Dembeleja. “Kingsli Koman është më i mirë se Dembele dhe Mbape, – thotë Kimih, – nëse do të zgjidhja, do të merrja gjithnjë Komanin ose Gnabrinë”.
Sfidanti.al