Nikola Jokiç luan si më i miri i NBA-së, ndihmon Denverin në fitore

Sezonin e kaluar u shpall numri 1 i stinorit të rregullt në basketbollin amerikan. Nikola Jokiç, që në ndeshjen e parë të vitit të ri, tregoi se ka mbetur në po ato nivele ndonëse nuk arriti dot të luftonte për titull, ashtu siç pritej. Ylli serb i Denverit ishte më i miri në parket në suksesin 110-98 në fushën e Feniksit, duke realizuar një revansh të vogël ndaj eleminimit të hidhur në raundin e plej ofit të kaluar me shifrat 0-4 me ndeshje. Jokiç shënoi 27 pikë dhe kapi 13 topa në tabela, duke marrë notën 28, më të lartën e dy mbrëmjeve të para të NBA-së. Trajneri i tij, Majkëll Maloun, kërkon që lojtari qendër të ketë më shumë rol udhëheqës. “Unë dua që ai të jetë një lider i vërtetë, – theksoi Malouni, – ai është pjekur shumë, ka kaluar shumë sfida në karrierë. Tani dua që t’i dëgjohet më shumë zëri në skuadër”.

Sfidanti.al