Duhet të fitojnë 15-20 milionë euro në rast kualifikimi, ndërsa vijnë ndeshjet e raundit të tretë në grupet e Championsit dhe dy ekipet nga Lombardia rrezikojnë shumë. Milani shkon në fushën e Portos, në një ndeshje vërtet për jetë a vdekje pas dy humbjeve me Liverpulin (2-3) dhe Atletikon e Madridit (1-2). Trajneri Pioli ka besim sidomos pas fitores 3-2 me përmbysje ndaj Veronës, ndonëse Liga e Kampionëve ka dalë “arrë shumë më gunges” sesa Seria A.
Edhe Interi nuk i ka punët mirë pas humbjes në “San Siro” ndaj Realit dhe barazimit pa fat në Kiev ndaj Shahtarit të Donjeckut. Ndeshja e sotme cilësohet e e tillë që mund të fitohet pasi pritet Sherifi i Tiraspolit në Milano, por gjithsesi kampionia e Moldavisë jo më kot ka 6 pikë deri tani në grup. Një gjë është e qartë, që trajnerëve Pioli dhe Inzagi u duhen patjetër fitoret sot në orën 21:00, edhe pse Milani shkon në Porto me moral shumë më të lartë, ndërsa Interi pret në “San Siro” shumë më tepër i tronditur.
Sfidanti.al