Pedri, Arauho dhe Dembele shqetësojnë Barçën: as Dinamo Kiev, as Real!

Mungesat mbeten të rëndësishme pavarësisht fitores për moral dhe renditje 3-1 ndaj Valencias. Trajneri Ronald Kuman duhet të bëjë të paktën pa 3 lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e kësaj mesjave në Champions ndaj Dinamos së Kievit, dhe po ashtu për El Klasikon e fundjavës në La Liga. Mesfushori 18-vjeçar Pedri, mbrojtësi Arauho dhe sulmuesi Usman Dembele nuk mund të riaftësohen. Të paktën, holandezi riaftësoi Kun Agueron dhe Balden. Dembele ka 4 muaj i dëmtuar dhe problemet e tij kanë qenë të shumta, ndaj mjekët këshillojnë kujdes. Pak a shumë e njëjta gjë edhe për Arauhon. Pedri vjet ka qen një nga lojtarët që më shumë u aktivizua nga Kumani, por këtë edicion nuk e ka këtë fat.

Sfidanti.al