Arrin të bëjë një dallim të vogël dhe të thotë se ai që realizoi herën e kaluar mund të cilësohet paksa më simpatik, edhe pse ai është gjithnjë në krye të detyrës dhe jep maksimumin. Mohamed Salah është kthyer në një nga njerëzit e momentit për Liverpulin, dhe goli në stadiumin e Uatfordit ishte tjetër shembull i klasit të tij. Sulmuesi egjiptian shmangu disa mbrojtës, depërtoi në krah dhe shënoi me harkim të topit në cepin e largët të portierët, ndërsa Liverpuli fitoi 5-0 jashtë fushe. Cili pra ishte goli më i bukur? “Të dy janë shumë të mirë, – tha ai, – nuk është se i kam parë përsëritjet këtë herë, por ndoshta ai ndaj Sitit ishte pak më i mirë. Nuk di ta them ekzaktësisht. Unë po kërkoja një shok skuadre, ose për të shënuar vetë, ndodhi e dyta. Gjithsesi, rëndësi ka që fituam”. Salah thotë se nuk është e qartë për të nëse është në formën e jetës apo jo. “Unë gjithnjë jap maksimumin, por ndonjëherë nuk kam fat, – thekson sulmuesi, – rëndësi ka që luajtëm mirë që nga fillimi. Ne folëm para ndeshjes për të mos e nisur si ndaj Mançester Sitit, dhe ndryshuam”.
Sfidanti.al