Shqipëri –Poloni është futur në Ginesin tonë si ndeshja e rekordeve! Rekord për shitjen e biletave, rekord për fitimin e parave, rekord për zhgënjimin nga rezultati, rekord nga dhuna e tifozëve, rekord nga gjoba që morrëm dhe për rekordin më të rrezikshëm… nuk thuhet asgjë. Cili është ky rekord? 22 mijë vetë frymonin pranë e pranë, tamam në mes të Pandemisë dhe përballë Polonisë , kur ky stadium vetem pak kohë më parë u shndërrua në një spital vaksinimi ngaqë donim ta luftonim në “kohë rekord” epideminë..
Askush nuk flet tani për rekordin tonë më të zi, të asaj mbrëmjeje, ku tifozët sakrifikuan shumë për të gjetur një biletë, e cila ishte një ftesë për të parë 90 minuta me fund zhgënjyes, dhe për të vazhduar më pas “ndeshjen e jetës” me Covidin. Sa ironike duket kur dëgjon se janë bërë 4 apo 5 futbollistë të Kombëtares që janë prekur nga virusi, duket si një rekord tjetër, por nuk thuhet e as s’do të thuhet kurrë se sa vetë u infektuan atë natë rekordesh , ku babëzia na doli më e fortë se pandemia!
Rekord edhe nw hipokrizi! Ku do të gjenim dot një mbrapshti të tillë : në fillim të ndeshjes mbajtëm zi për dy personazhe të dashur si fizioterapisti Ylli Mihali i Kombëtares dhe komentatori Kosta Grillo që humbën jetën prej Covidit, pikërisht në një stadium jashtë kohe për nga rrregullat anticovid , ku gjeje më shumë shishe dhe asnjë maskë sa për shenjë…
Sfidanti.al