Leonardo “thërret në ndihmë” moralin për kontratën e Mbapesë: Reali duhet të ndëshkohet!

Sipas drejtorit sportiv brazilian, klubi spanjoll meriton një fshikullimë në ndërgjegje dhe publikisht, e kjo duhet realizuar duke bindur yllin 22-vjeçar të sulmit që të rinovojë kontratën. Leonardo ka besim se Kilian Mbape do të nënshkruajë një akord të ri me Paris SG, edhe pse për momentin mbetet në fuqi ujdia e vjetër e cila përfundon në qershor të vitit të ardhshëm. “Ideja jonë është që të zgjasim kontratën e Kilianit, – tha ai, – asgjë nuk ka ndryshuar në planet tona. Kiliani është një “margaritar”, dhe ai është në mënyrë të pabesueshme i përsosur për PSG-në. Ne, do të kishim Kilianin, Leon, Nejmarin. Kurrë nuk e kemi menduar të ardhmen e PSG-së pa Mbapenë”. Mamaja e kampionit të botës konfirmoi se po bisedohet me klubin për kontratën e re, por nga ana tjetër vetë Mbape konfirmoi se verën e kaluar i kërkoi PSG-së që ta lejonte të shkonte tek Reali. “Madridi ka punuar pas krahëve tonë me agjentin e Kilianit për një kohë të gjatë dhe duhet ndëshkuar për këtë”, – thotë Leonardo.

Sfidanti.al