Shpërblim 6 000 euro për çdo lojtar nëse fitohet me Poloninë!

Nuk kanë nevojë për ato para, por gjithsesi, është një nxitje. Futbollistët e ekipit përfaqësues do të marrin nga 6 000 euro secili nëse kompletojnë suksesin në dy ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës. Hapi i parë u hodh, u fitua ndaj Hungarisë, ndërsa tani mbetet të përfundohet puna me suksesin kundër Polonisë në “Elbasan Arena”. Shpresa është e madhe që kombëtarja të shkojë të paktën në plej ofin e Kupës së Botës, që do të ishte pengesa e fundit përpara kualifikimit për në fazën finale. Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 15 pikë, ndaj 14 të Polonisë, që do të jetë rivali të martën e 12 tetorit, dhe një fitore do të na shkëpuste në 4 pikë nga rivali kryesor. Ndeshjet e fundit janë kundër Anglisë në “Uembli” të Londrës dhe përballë Andorrës në “Arenën Air Albania” në nëntor.

Sfidanti.al