Kumani mendon se e ka “armikun” në shtëpi: Gerard Pikenë!

Në Spanjë ka dalë një tjetër teori që duket e jashtëzakonshme. Tek Barcelona “lufta civile” jo vetëm që nuk po përfundon, por po bëhet më e ashpër. Mediat shkruajnë se trajneri Ronald Kuman nuk i beson qendërmbrojtësit Gerard Pike, njërit prej kapitenëve të ekipit, sepse mendon se katalanasi është njeri i afërt i presidentit Zhoan Laporta. Armiqësia mes trajnerit dhe presidentit është një luks që për fat të keq Barcelona po ia lejon vetes sepse Kumani mendon se Laporta nuk e do, por ndërkaq klubi nuk ka financa për të shkarkuar njeriun e stolit.

Sfidanti.al