Mançester Junajtidi, “nxënësi i keq” i vaksinimit në Angli!

Në total, kampionati ka më shumë se dy të tretat e lojtarëve që nuk janë siguruar kundër koronavirusit. Një problem i vërtetë për Premier Ligën që nuk po arrin dot tek 50-përqindëshi, ndërsa çudia më e madhe është që një klub si Mançester Junajtidi cilësohet si ndër më problematikët. “Djajtë e kuq” janë nga lojtarët që kundërshtojnë më shumë vaksinën ndaj Kovidit, dhe sipas “Tajmsit” të Londrës kjo është një pengesë serioze për planet për vaksinim sepse Junajtidi ende konsiderohet si klubi më i madh dhe më i rëndësishëm në futbollin anglez. Liverpuli, ndërkaq, ka mbi 90 për qind të lojtarëve të vaksinuar, ashtu si edhe Lidsi, ndërsa Brentfordi e Uolvesi kanë lajmëruar se shumica e lojtarëve e kanë marrë vaksinën.

Sfidanti.al