Me disfatën e pësuar nga Spanja në “San Siro” kombëtarja italiane e ndërpreu fillin e saj të gjatë të ndeshjeve pa humbje. Të Kaltrit ishin në 37 sfida radhazi pa provuar “dajakun”, që nga shtatori 2018 në barazimin me Ukrainën në miqësore, e deri në fitoren 5-0 ndaj Lituanisë në 8 shtator të këtij viti. Ky është edhe rekordi për ekipet kombëtare, pasi italianët kaluan Brazilin që kishte arritur në 36 në vitet 90-të, dhe Spanjën që kishte 35 në vitet 2007-2009. Gjithsesi, sado i shkëlqyer të jetë rekordi i djemve të Roberto Mançinit (që pësoi humbjen e parë në stol), ai mund të kërcënohet nga një ekip që nuk ta pret mendja. Ky ekip kombëtar është Algjeria që ka 29 ndeshje pa humbje dhe ende nuk është ndalur.
Sfidanti.al