Futbollisti irlandez, dy herë me Kovid dhe i betuar kundër vaksinës!

Quhet Kallëm (Callum) Robinson dhe është i njohur si pjesëtar i kombëtares së “tërfilit”, por edhe si një aktivist i fortë “anti vaks” (anti vax). Robinsoni, futbollisti 26-vjeçar i Irlandës, është i vendosur që të mos vaksinohet për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Sulmuesi i Uest Bromit, që fiton 27 000 paundë stërlina në javë (rreth 1.5 milionë paundë në vit), deklaron se ndonëse ai është infektuar dy herë me Kovid, nuk do ta bëjë vaksinën. “Nuk është ndonjë gjë e mirë që unë jam sëmurur dy herë nga Kovidi, – tha ai, – por, unë nuk jam vaksinuar. Ndoshta më vonë unë mund ta ndryshoj mendjen, për për momentin nuk dua që të vaksinohem. Ka lojtarë e trajnerë që thonë se duhet që të vaksinohemi, dhe ata kanë të drejtën e tyre, por edhe unë kam të drejtën e zgjedhjes”.

Sfidanti.al