Real Madrid shton akoma më shumë të ardhurat e tij. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez ka arritur një akord për shitjen e të drejtave të imazhit të klubit ne internet te kompania amerikane “Providence Equity Partners” për 10 vitet e ardhshme.
Gjithnjë sipas medias iberike, Reali i Madridit i shiti këto të drejta për një shifër prej 500 milionë Euro. “Providence Equity Partners” zotëron 1/4 e Soccer United Marketing dhe të drejtat ekskluzive të Major League Soccer.
Sipas të dhënave të ComScore, të publikuara në dhjetor të vitit 2016, faqja zyrtare e internetit e Realit të Madridit është më e vizituara në botë e këtij lloji, ku numri i përdoruesve arrin deri në 1.3 milionë persona.
Bisedimet për këtë transaksion mes palëve u kryen prej javës nëpërmjet kompanisë së investimeve “Key Capital Partners”.
Gjithçka u mbyll me akordin për shitjen e të drejtave të internetit me 500 milionë Euro që e rikthen Realin e Madridit në krye të listës së klubeve më të pasura në botë.
Ky akord i jep më shumë pikë Florentino Perez që në fund të sezonit do të garojë sërish për të mbajtur postin e tij në krye të Realit të Madridit në zgjedhjet që do të bëhen në klub.
Por ajo që ka më shumë rëndësi për Los Blancos është se shifra prej 500 milionësh do ta ndihmojë akoma më shumë klubin për të ndërhyrë në merkaton e transferimeve.