Pike nuk ka iluzione: Jemi në greminë, por duhet të luftojmë!

Ka disa vjet që po i ndodh kjo rënie, dhe nga graduale sot është kthyer në një “ortek” që po i merr me vete. Nëse Barcelona luftoi dy sezone dhe nuk arriti në fund ta fitonte La Ligën, këtë herë duket se do të jetë edhe jashtë Championsit, e nuk mund të luftojë aspak për titullin. E tregoi edhe humbja 0-2 në fushën e Atletikos, pësuar nga një skuadër pa busull, e cila jo se nuk di të luajë futboll, por që nuk ka forcë për t’i qendruar vështirësive. Gerard Pike, një nga kapitenët e ekipit, e pranon momentin e keq. “Nuk e prisnim këtë rezultat, – tha ai, – mendoj se e nisëm mirë, ishim shumë të guximshëm, por pësuam nja dy kundërsulme dhe nuk arritëm të përgjigjeshim. Ata shënuan dy golat pa bërë ndonjë gjë të madhe, ndërsa për ne nuk është e zakonshme që të mos shënojmë gol. Mund të luajmë 3 orë me radhë e të mos shënojmë. E vërteta është se po vuajmë, por duhet të luftojmë”.

Sfidanti.al