Lokomotiva e Zagrebit fiton me Mersinajn e Çokajn, nderon kujtimin e presidentit!

Në fillim u mbajt një minutë heshtjeje. Në stadiumin e Lokomotivës së Zagrebit u nderua kujtimi i presidentit të klubit, Tin Doliçki, që u shua pak ditë më parë ndërsa ishte në detyrë prej 12 vjetësh. Më pas, vendasit me dy shqiptarë në ekip si kapitenit Jon Mersinaj dhe Enis Çokajt realizuan detyrë ndaj Sllaven Belupos në Ligën e Parë të Kroacisë duke fituar 3-0. Çokaj u dallua në shumë momente të ndeshjes, si dhe dha asistin për golin e dytë shënuar nga Luka Kaçavenda. Të dy shqiptarët morën nga një karton të verdhë, por kryesorja është që u fituan tri pikët. Kështu mori fund një seri prej 5 ndeshjesh radhazi pa fitore dhe Lokomotiva u ngjit në mesin e renditjes, në vendin e 6-të me 14 pikë.

Sfidanti.al