Kjo duket e vështirë që të ndodhë dhe duket më shumë si një kërkesë që bëhet për të shkatërruar çdo mundësi transferimi. Paris SG thuhet se po mendon Erling Halandin si njeriun e duhur për të zëvendësuar Kilian Mbapenë që pritet të shkojë tek Reali, veçse sipas mediave europiane, kërkesat e agjentit Mino Raiola mund të jenë tepër të larta. Italo-holandezi thuhet se kërkon një rrogë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin 21-vjeçar norvegjez që po shënon gola me ritëm tepër të lartë. Kjo do të thotë më tepër se Mesi dhe Nejmar, dhe nuk pritet që presidenti Al Helaifi të pranojë, pavarësisht se Halandin ai e vlerëson shumë dhe pavarësisht se norvegjezi është ende i ri në moshë. Shifra prej 50 milionë eurosh madje duhet të jetë vetëm rroga bazë. PSG do të ketë konkurrencë për Halandin sepse ai pëlqehet nga vetë Reali, po ashtu nga Bajerni, Mançester Junajtidi, Çelsi apo Mançester Siti.
Sfidanti.al