Një ndeshje e tillë është pikërisht kështu, të rrëshqet nëpër duar duke mos e kuptuar, ndërsa në fund merr vesh se ke humbur. Emocionet janë nga më të ndryshmet në një Lacio-Roma (apo Roma-Lacio), ku herë ka fituar njëra skuadër, e herë tjetra, ndërsa këtë radhë ishte turni i gjysmës bardhekaltër të Romës që të festonte. Jo ajo që mban emrin e qytetit, por ajo që mburret duke thënë se “kemi sjellë futbollin në kryeqytet”. Kjo, sepse Lacio është themeluar në 1900, ndërsa Roma në 1927, ndërsa një nga klubet që u shkrinë për ta themeluar ishte formuar në 1901!
Në “Olimpiko” pati tifozë me shumicë dhe lacialët ishin “vendas”, pra me më shumë publik në favor. Sergej Milinkoviç-Saviç i kaloi në epërsi në 10’, Pedro dyfishoi shifrat duke realizuar një hakmarrje ndaj Romës, ku ishte lojtar deri vjet. Më pas, Roger Ibanjez shkurtoi diferencën në 41’, por Felipe Anderson (i vlerësuar në mënyrë të veçantë nga Sarri) shënoi për 3-1 në 69’. Në 69’, Veretur ktheu në gol një penallti, por Roma nuk bëri dot më shumë. Rastet ishin barabar, por Lacio fitoi sepse shënoi në 25’ e para. Në renditje, verdhekuqtë e Murinjos kanë 12 pikë ndaj 11 të lacialëve të Mauricio Sarrit.
Sfidanti.al