Është duke “trokitur” fort në “portën” e kombëtares dhe trajneri Edi Reja duhet të ketë veshë për ta dëgjuar. Nuk është gjë e vogël të jesh titullar në një ekip të La Ligës, dhe aq më tepër të luash vazhdimisht dhe të jesh i dalluar në një skuadër që pretendon vendet e para. i tillë Ivan Balliu që shkëlqeu edhe në ndeshjen e radhës për Rajo Vajekanon, në fitoren 3-1 në fushën e vet ndaj Kadisit. Mbrojtësi shqiptar i krahut shërbeu asistin për golin e dytë të shënuar nga Radamel Falkao në 44’, gol me të cilin pjesa e parë u mbyll në avantazh. Golat e tjerë për skuadrën kastiliane u shënuan nga Alvaro dhe Isi. Balliu mori edhe karton të verdhë në 59’, ndërsa statistikat janë që ai ka qenë titullar në 86 për qind të ndeshjeve të La Ligës dhe ka luajtur 86 për qind të minutave të mundshme. Vajekano është në vendin e 5-të në renditje me 13 pikë pas 7 ndeshjeve, duke qenë vetëm 1 pikë larg Seviljes dhe Atletikos së Madridit.
Sfidanti.al