Superliga, Partizani e Vllaznia, paqe me dy gola në “Elbasan Arena”

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja kryesore e javës së 3-të të Abisnet Superligës, mes Partizanit e Vllaznisë. Përballja u luajt në “Elbasan Arena” dhe ishte e fortë, me raste shënimi për të dyja skuadrat. Shkodranët e trajnerit Tomas Brdariç kaluan shpejt në avantazh pasi braziliani Da Silva shënoi që në minutën e 4-ët. Kryeqytetasit u detyruan të këmbëngulnin gjatë gjithë ndeshjes për të marrë të paktën barazimin dhe këtë e arritën vetëm 2 minuta para fundit. Ishte Rrapaj që barazoi me një gjuajtje nga jashtë zonës.

Ky rezultat u duk I drejtë për atë që dy skuadrat dhanë në fushën e lojës, ndonëse shkodranët ishin shumë pranë fitores. Pas javës së 3-të, Vllaznia ka 5 pikë duke qenë një pikë prapa kreut të renditjes që mbahet nga Kukësi. Ajo ka po aq pikë sa edhe Teuta, Dinamo e Tirana. Partizani, ndërkaq, ka vetëm 2 pikë, pas një nisjeje aspak të mirë të kampionatit, duke qenë për momentin pranë vendeve të fundit.

Sfidanti.al