Në Lojrat Olimpike në Tokio nuk fitoi asnjë medalje (nuk është ndonjë turp), por fitoi 400 000 ndjekës të rinj në Instagram. Alika Shmit (Alica Schmidt), një sportiste premtuese gjermane, duket se do të ndjekë rrugën e atyre që ndjejnë se kanë ndonjë pasion tjetër më të madh, ose që nuk mendojnë se do të përfitojnë aq shumë nga sporti sa për t’ia vlejtur sakrifica. Pas Olimpiadës, ajo ka siguruar një marrëveshje me organizatorët e Javës së Modës në Milano, por sidomos me kompaninë “Hugo Bos”, pra do të bëjë sfilatë (parakalim) për të reklamuar veshjet e saj. Alika shprehet shumë e emocionuar dhe mendon se ditët që do të kalojë në Milano do të jenë shumë të veçanta. Ajo nuk pranon se po braktis sportin për modën, sepse thotë se sporti është pasioni i saj kryesor, por fare lehtë mund të shkojë në gjurmët e disa emrave të njohur të sportit femëror që njihen më shumë për atë që bëjnë në rrjetet sociale sesa nëpër gara.
Sfidanti.al