Misteri i 7 minutave “heshtje VAR-i” në ndeshjen Tirana -Egnatia

7 minuta “vdekje klinike” te ndeshja Tirana-Egnatia ose 7 minuta heshtje…VAR-i! Çfarë ka ndodhur në ato 7 minuta të gjata, që dukeshin si 7 orë kur ndalon zemra e një ndeshje futbolli? Goli i Seferit dukej i pastër si drita, por çunat e Var-it ose cunat që varrosin golat që prishin punë..seç gjetën një hije gjurme apo një kleçkë…

Ca thonë se akoma nuk ia kanë marrë dorën Var-it arbitrat tanë, sepse ishin mësuar me një stil tjetër në gjithë këto vite. Ishin mësuar vetëm me një zë që u vinte nga lart dhe jo me zëra të ndryshëm që vijnë nga dhoma e ..autopsisë!

Pse pikërisht 7 minuta ndalesë? Shpjegimi i njërit prej arbitrave të ndeshjes shkon përtej mrekullisë së VAR-it, që paska mbërritur sa për bela per të ndërsyer arbitrat me njeri tjetrin…
Ja mrekullia e arbitrit : “Përse u vonuam 7 minuta për të anulluar golin e Seferit të Tiranës? Sepse nuk e zgjidhëm dot vetë ne arbitrat dhe shefat mezi na hapën telefonin…”
Sfidanti.Al