Ishte krejtësisht në të drejtën e tij trajneri i Mançester Junajtidit për të shpotitur mediat që harrojnë shpejt atë që shkruajnë po vetë. Norvegjezi, i lavdëruar pas fitores 2-1 në fushën e Uest Hemit në Premier Ligë, nuk mundi të mos reagonte kur u pyet sesi i sheh shanset për titullin. “Unë nuk kam ndërmend të hyjë në këtë diskutim, – tha ai, – kanë kaluar vetëm 5 ndeshje nga sezoni. Unë ndoshta po e humbisja punën ditën e djeshme, dhe kështu flitet kur je tek Mançester Junajtidi. Gjithsesi, ne e merituam fitoren ndaj Uest Hemit”. Solskjeri kishte të drejtë pasi ai u kritikua ashpër pas humbjes me Jang Bojsin në Champions, dhe ish-yje të “djajve të kuq” si Ferdinand, Shmajkel apo Skoulls thanë se ai duhet të fitojë trofe këtë vit, ndryshe do të shkarkohet. Junajtidi është në krye të renditjes bashkë me Liverpulin e Çelsin.
Sfidanti.al