Bajerni mburret me mbrojtjen që ka kushtuar 142.5 milionë euro

Nëse Paris SG mund të nxjerrë në “vitrinë” treshen e sulmit Mesi-Nejmar-Mbape, nëse Reali mburret me Benzemanë, Man. Junajtidi me Ronaldon apo Liverpuli me treshen ofensive Salah-Mane-Firmino, tek Bajerni kanë diçka tjetër. Bavarezët kanë krijuar tashmë një treshe të fortë në mbrojtje, të paktën siç po e tregon fillimi i sezonit. Në vetëm pak ditë, lojtarë si Dajot Upamekano, Niklas Zyle dhe Lykas Hernandez i kanë vënë “drynin” mbrojtjes dhe si rrjedhojë erdhën rezultatet 4-1 në fushën e Lajpcigut dhe 3-0 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës. Dakord, Bajerni nuk ka shpenzuar për ta, ashtu si PSG për yjet e sulmit, por gjithsesi për standardet gjermane është shpenzim i madh. Upamekano u mor për 42.5 milionë euro, Hernandez erdhi për 80 milionë, ndërsa për Zylen iu paguan 20 milionë euro Hofenhajmit. Në total janë 142.5 milionë euro, një shifër mjaft “e bukur”.

Sfidanti.al