Reali, një “mirëseardhje” në frengjisht në kthimin në “Bernabeu”

Kishin kaluar 560 ditë që nga hera e fundit, dhe rasti duhej festuar siç duhet. Nuk i thonë shaka që Reali kthehet në “Santiago Bernabeu”, me stadiumin që ende është në punime e sipër, por që ka marrë formë dhe mund të presë ndeshje pasi janë shpenzuar gjysmat e 700 milionë eurove të parashikuar. Rasti i madh ishte ndeshja me Seltën në La Liga, dhe madrilenët bënë “gëzuar” me fitoren 5-2. E përditshmja “AS” shkruan se ishte një mirëseardhje franceze, pasi 3 gola u shënuan nga Karim Benzema dhe një nga Eduardo Kamavigna.

Benzema shënoi në minutat 24, 46 e 87 (me penallti), ndërsa Kamavinga e festoi me gol debutimin e tij me fanelën “merenges”, duke realizuar në minutën e 72-të. Një gol e shënoi sulmuesi shumë i talentuar, por shpesh i kritikuar, Vinisius. Reali u ngjit në krye të renditjes së La Ligës me 10 pikë, po aq sa Valencia e Atletiko e Madridit, por me golaverazh më të mirë (13-6), ndërsa pritet ndeshja e Barcelonës që ka 7 pikë. Edhe pa Mbapenë, që nuk e mori dot, Madridi mbetet pretendent për titull.

Reali: Kurtua, Karvahal, Militao, Naço, Migel (Marselo 89’), Valverde, Modriç (Asensio 79’), Kasemiro, Vinisius (Rodrigo 89’), Hazar (Kamavigna 66’), Benzema. Tr. Ançeloti.

Sfidanti.al