Sa pak yje të Premier Ligës më të shpejtë se Kristiano Ronaldo!

Nuk mund të thuhet me siguri se afrimi i tij në ekip do të ketë vetëm ndikim pozitiv, sepse specialistët thonë se nuk do të mbrojë dot aq shumë. Gjithsesi, debutimi i Kristiano Ronaldos ishte i shkëlqyer, me dy gola dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme prej 32 km në orë në rastin e golit të dytë. Alan Shirer e lavdëroi shumë portugezin, ndërsa statistikat thonë se shumë pak lojtarë në Premier Ligë kanë dhënë shpejtësi më të madhe. Këta janë Adam Armstrong (35.6), Adama Traore (35.6) dhe Vilfrid Zaha (35.2 km në orë).

Sfidanti.al