Formula 1, vetëm 38 të mijtat ndajnë Verstapenin nga Hamiltoni në Holandë

Ishte një garë e fortë, e veçantë dhe me dy makinat kryesore që duket se janë shumë pranë. Një Red Bull dhe një Mercedes vazhdojnë të luftojnë për titullin kampion në Formula 1, dhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Holandës fitoi vetëm për pak heroi i shtëpisë, Maks Verstapen. Piloti holandez dha kohën fantastike 1’08”923, veçse Ljuis Hamilton nuk ishte aspak prapa. Anglezi, kampion i botës në fuqi, pati një kohë vetëm 38 të mijtat më të lartë sesa ai. Publiku holandez prej shumë mijë tifozësh lëshoi një oshëtimë të madhe kur Hamilton përfundoi xhiron e tij, ndërsa u konfirmua se Vestapen kishte fituar “pole position”-in. Pritet që gara holandeze të jetë shumë e fortë, por edhe që Verstapen i shtyrë nga tifozët vendas të jetë favorit për fitoren. Hamilton kryeson renditjen e Botërorit, por fitorja e Verstapenit do të bëntë që holandezi të dilte në vend të parë.

Sfidanti.al