Me 200 milionë euro kërkesë, PSG i thotë Realit “Jo” për Mbapenë

Oferta e madrilenëve ishte tepër e madhe, mes 160 dhe 170 milionë eurove, por as kaq nuk ishte mjaft për francezët. Al Helaifi mësohet se ka kërkuar rreth 200 milionë euro për kartonin e Kilian Mbapesë, një shifër vërtet e jashtëzakonshme duke pasur parasysh, jo vlerën e lojtarit, por sepse atij i ka mbetur vetëm 1 sezon kontratë tek Paris SG. Kjo është një përgjigje “Jo” e Paris SG-së për Realin, ose një testim deri në fund i vullnetit dhe i nervave të presidentit Florentino Perez. Besohet se është e qartë që është e pamundur që Madridi të paguajë 200 milionë për një lojtar që mund ta marrë falas verën e ardhshme, por nuk dihet mirë nëse Al Helaifi nuk do të pranojë aspak që Mbape të largohet, apo thjesht do të rrisë çmimin.

Sfidanti.al