Agjenti i tij, Mino Raiola, deri tani nuk ka dhënë shenjë se do të pranojë dhe vetë mesfushori nuk ka thënë asgjë, ndonëse mediat angleze janë plot me lajme se Ole Gunar Solskjeri dëshiron që Pol Pogba të vazhdojë në “Old Traford”. Mesfushori, që shpesh është kthyer në shënjestër kritikash, e nisi shumë mirë sezonin duke dhënë 4 asistë në fitoren e thellë të Mançester Junajtidit ndaj Lidsit në Premier Ligë, ndërsa trajneri norvegjez, për hir të së vërtetës, gjithnjë e ka përkrahur. Me gjasë, Solskjeri po i jep më shumë liri në skemat e tij dhe Pogba po luan me më shumë kënaqësi duke shprehur gjithë talentin e tij. Flitet për një kalim tek Paris SG verën e ardhshme, kur Pogbasë t’i përfundojë kontrata, por nuk duhet harruar as destinacioni dikur i preferuar i Realit të Madridit. Junajtid është gati t’i japë një rrogë tepër të lartë, prej 400 000 paundësh stërlina në javë, që do të thotë 21 milionë paundë stërlina në vit, apo rreth 24 milionë euro në sezon.
Sfidanti.al