Tek Reali shohin edhe milimetrat e fotove të PGS-së: Ulje për Mbapenë!

“Urra” thirrën në të përditshmen “AS” për kopertinën e një reklame të fundit të Paris SG. Aty ishin tre yjet kryesorë të ekipit dhe në qendër e me figurë më të madhe se të tjerët ishte Lionel Mesi. Në të djathtë të tij, që zakonisht është vendi i medaljes së argjendit në podium, ishte vendosur Nejmar, ndërsa në të majtë (medalje bronzi) dhe me figurë pak më të vogël sesa braziliani, ishte Kilian Mbape. Kjo reflekton edhe rrogat, ndonëse PSG i ka propozuar sulmuesit francez t’i japë rrogë të barabartë me Nejmarin nëse pranon rinovimin e kontratës pas vitit 2022. Tek Reali shpresojnë që kjo të mos ndodhë dhe që Mbape të kalojë në Madrid.

Sfidanti.al