Brozoviç-Perishiç, çdo të bëjë Interi me “legjionin kroat”?!

Janë shembuj të ndryshëm, ndonëse kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e titullit dhe gjatë viteve që ndodhen në Milano. Dy kroatët, Marcel Brozoviç dhe Ivan Perishiç, kanë edhe nga 10 muaj kontratë me Interin dhe klubi dëshiron të qartësojë situatën, pasi ndryshe ata mund të nisin që në janar të bisedojnë me të tjerët për të ardhmen. Mediat italiane shkruajnë se zikaltërit duan me çdo kusht që të mbajnë Brozoviçin, edhe sepse është 28 vjeç, pra në moshë shumë të përshtatshme. Problem mbetet rroga prej 3.5 milionë eurosh në sezon, por Interi ndoshta do ta bëjë një sakrificë për ta mbajtur. Po Perishiç? Situata e tij është më e ndryshme sepse kroati tjetër është 33 vjeç, ndërsa rroga gjithashtu më e madhe se e Brozoviçit, 5.5 milionë euro në sezon. Thuhet se në klub po mendojnë ta lejojnë të largohet, por mund ta mbajnë nëse pranon ulje rroge.

Sfidanti.al