Bajerni, sipas gjithçkaje që kuptohet, nuk do ta lejojë që të ikë këtë verë. Robert Levandovski duhet të presë të paktën edhe një vit, por kohët e sotme kjo nuk është një tragjedi e madhe. Mesi u largua 34 vjeç nga Barcelona, Ramosi ishte 35, ndërsa polaku do të jetë 33 vjeç në 2022. Përderisa askush nuk mund të paguajë sot 120 milionë euro për kartonin e tij, Leva me shumë gjasë do të marrë rrugët nga Mynihu verën e ardhshme dhe thuhet se destinacioni mund të jetë Mançester Siti, Paris SG apo Totenhemi. Flitet edhe për Paris SG. Guardiola e do një sulmues që e njeh sepse ka punuar me të, dhe që ka një fizik të shkëlqyer që garanton për disa vjet. Totenhemi do ta humbasë një ditë Kejnin pra i duhet zëvendësues, ndërsa PSG mund ta mendojë në vend të Mbapesë.
Sfidanti.al