Çelsi “vrau dy zogj” me “gurin” Lukaku, u forcua vetë dhe pengoi Totenhemin

Lautaro Martinez do të firmosë kontratën e re në Itali me Interin, që do ta mbajë në “San Siro” të paktën teorikisht deri në 2026. Sulmuesi argjentinas ishte në prag të kalimit për tek Totenhemi, por fakti që Interi humbi Romelu Lukakun që u kthye tek Çelsi, bëri që klubi zikaltër ta bllokonte këtë transferim. Ishte e pamundur edhe për shkak të tifozëve, që milanezët të mbeteshin pa dy sulmuesit kryesore. Totenhemi ofroi 60 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 68-70 milionë euro dhe padyshim një rrogë më të madhe sesa argjentinasi do të merrte tek Interi, por kjo nuk ndryshoi gjë. Me gjasë, Lautaro pëlqeu që të ishte në Champions me Interin, dhe jo në Ligën e Europës me Spërsat. Tashmë, ai do të ketë rritje rroge nga 2.5 milionë euro në sezon, në gati 6 milionë, shtim i konsiderueshëm, por ende më pak sesa do të merrte në Londër.

Sfidanti.al