Vale Rosi, vërtet “doktor”, kujdeset për barkun shtatzënë të shoqes së tij!

Në krah të tij është Françeska Sofia Novelo dhe pikërisht ajo po bën që kampioni i madh i motoçiklizmit ta meritojë plotësisht nofkën që i ka vënë vetes, apo që i kanë vënë të tjerët. Ai në Itali cilësohet “doktori” (Il dottore) për shkak se ka qenë i përsosur në profesionin e tij si pilot sportiv. Tashmë, ai pozon i veshur si një doktor dhe me stetoskop viziton barkun e shoqes së tij, Françeskës, që është shtatzënë. Kështu “Doktor” Rosi do të jetë më në fund baba, në moshën 42-vjeçare, dhe do të ketë kohë të merret me fëmijën sepse në fund të sezonit do ta mbyllë karrierën.

Sfidanti.al