Trajneri portugez konfirmoi atë që kishte bërë gjatë këtyre javëve, dhe ndau detyrat për lojtarët e tij. Roma do të ndeshet sot me Trabzonsporin në plej ofin e Ligës së Konferencës, dhe Zhoze Murinjo deklaroi se mbrojtësit e qendrës titullarë do të jenë Ibanjez dhe Mançini. Këta kanë më shumë përvojë dhe i japin më shumë siguri në nivelin teknik, fizik dhe psikologjik, ndërsa “Mou” mendon se Marash Kumbulla ka ende shumë punë për të bërë. Për momentin, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është në rolin e rezervës së parë, jo edhe aq keq për moshën e tij 21-vjeçare në një ekip të fortë si Roma që ka pretendime në Itali dhe në Europë.
Sfidanti.al