Superliga Europiane për momentin është gjë e vdekur, edhe pse po e mbajnë në vegjetim “me gjilpëra”. Kjo gjë i ka prishur shumë punë Realit pasi klubi i lavdishëm madrilen nuk po mundet të përballojë konkurrencën e Paris SG apo Mançester Sitit në tregun e futbollit. Lajmet e fundit janë që Madridi po planifikon të bëjë 5 goditje dhe që të gjitha me parametër zero, ndërsa përfshijnë lojtarë të rëndësishëm. Përveç Kilian Mbapesë (160 milionë euro kartoni), presidenti Florentino Perez ka në listë Pol Pogbanë (60 milionë euro), Leon Goreckën (70 milionë), Eduardo Kamavignën (55 milionë) dhe Antonio Rydigerin (28 milionë). Të marrë së bashku këta kanë vlerë kartoni prej 373 milionë eurosh, por kontratat e tyre përfundojnë vitin e ardhshëm. Nëse do të pranojnë apo jo që të gjithë Realin, kjo mbetet për t’u parë, ndërsa rrogat do të ishin padyshim problem. Për momentin, totali i tyre është mbi 52 milionë euro, ndërsa në rastin e Mbapesë mund të dyfishohej nga 18 në 35 milionë euro.
Sfidanti.al