Tronditje si e Maradonës, mbyll sytë legjenda gjermane, Gerd Myler!

“Për ne bota sot ka ndalur në vend”. Kështu shkruhej në komunikatën e Bajernit të Mynihut që lajmëronte shuarjen e sulmuesit ndoshta më të madh të historisë, Gerd Myler. Legjenda e futbollit gjerman mbylli sytë mëngjesin e kësaj të diele në moshën 75-vjeçare pasi luftoi 6 vitet e fundit me sklerozën (dementia). Njeriu i lavdishëm i këtij sporti ishte sinonimi i golit, dhe rekordet e tij mbeten të pathyeshëm, sidomos kur krahasohen golat me ndeshjet. Myleri pati 552 gola në 607 ndeshje për Bajernin, 68 gola në 62 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore, dhe në total 711 gola në 780 ndeshje. Vetëm të tillë si Ferenc Pushkash, Pele, Frajdenrajh apo Bican mund të krahasohen me këto nivele. Gerd Myleri fitoi 4 Bundesliga me Bajernin, si dhe 3 Champions, plus trofe të tjerë duke e nisur nga kategoria e dytë. Transferimi i tij kushtoi vetëm nja 3-4 000 marka, ndërsa me kombëtaren fitoi Kupën e Botës në 1974 dhe Kampionatin Europian në 1972.

Sfidanti.al