Ranieri thotë se e gjithë Seria A është më e varfër pa Lukakun

Në të vërtetë, Juventusi mendon ndryshe, por kjo ka të bëjë për shanset e titullit, dhe jo për nivelin e kampionatit. Me largimin e Romelu Lukakut, ashtu si edhe të Hakimit e Antonio Kontes, ndoshta edhe të Lautaro Martinezit e ndonjë lojtari tjetër, Seria A ka humbur “peshë” dhe këtë e thotë veterani i stolit, Klaudio Ranieri. Njeriu që drejtoi Romën, Leisterin e së fundi edhe Sampdorian, gjykon se hierarkia është e tillë: Juventusi si favorit, pastaj Milani e Atalanta, ndërsa Interi do ta nisë “malore”, por Ranieri pret që trajneri Inzagi të bëjë që skuadra të reagojë. “Largimi i Lukakut i ka bëtë më të varfër që të gjithë, – thotë ai, – mendoj se Zaniolo do të kthehet më i fortë”.

Sfidanti.al